Florian Marku bëhet baba për herë të parë në ditën speciale për të! Ja emri i bebushit dhe fotoja e parë!

Florian Marku na bëri zemrat mal ditë më parë duke u shpallur kampion bote në versionin IBF. Për të arritur këtë titull boksierit shqiptar i është dashur shumë përkushtim dhe qëndrim larg familjes.

Por sonte ai  zbuloi për publikun një lajm mjaft të ëmbël. Ai është bërë për herë të parë baba, teksa ka ardhur në jetë edhe djali i tij, që çifti ka vendosur t’a quajnë Matin.

Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë me anë të një fotoje të ëmbël nga spitali në Britani, ku erdhi në jetë djali i tij, në të njëjtën ditë që gruaja ka ditëlindjen.

“Faleminderit Zotit të gjithësisë për këtë mrekulli që më solli sot. Në të njëjtën datë ka lindur edhe nusja në 27 nëntor. Mirëseerdhe në këtë jetë, djali im Matin Marku. Zoti të dhëntë shëndet, fat dhe një jetë sa më të lumtur. Babi dhe mami do të duan pa kufij gjithmonë”– shkruan Marku në Instagram.