Ndonëse profesionistët qëndrojnë pas pamjes së tyre vizuale, modelet e njohura shpesh gjejnë disa truke kujdesi që mund t’i zbatojnë vetë në shtëpi.
Modelja Adriana Lima shprehet se përdor një truk që i jep flokëve të saj shkëlqim, një përbërës që gjendet në kuzhinë dhe është avokado.
“Unë gjithmonë vendos pak avokado në maskë ose në balsamin e flokëve dhe iu garantoj se do të jenë më të ndritshme se kurrë.Avokado nuk ka erë të fortë, kështu që nuk do të ndjeni një aromë të çuditshme në flokët tuaj”-shprehet ajo.