Flakët masive përfshijnë qendrën tregtare në Lushnjë, panik dhe kaos/ Çfarë dihet deri më tani

Një zjarr i frikshëm ka përfshirë qendrën tregtare në Lushnjë, pasditen e sotme, ku ende nuk dihet shkaku.

Nga dyshimet e para, shkak mund të jetë mbinxehja e kondicionerëve, për shkak edhe se qendra ka qenë e mbipopulluar dhe ka pasur fluks njerëzish.

Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe shumë persona kanë mbetur të bllokuar në katet e sipërme të godinës, në apartamente.

Ata që kanë mundur të dalin janë transportuar në spitalin e Lushnjës.

Ndërkohë mbetet e pamundur të futen brenda forcat zjarrfikëse, edhe mjetet e tyre arrijnë deri në katin e katërt të godinës.