Fitoi 100 mijë euro, por nuk i ngeli asgjë për vete, Ilir Shaqiri tregon ku i çoi paratë e BBV

Ish konkurrenti dhe fituesi i Big Brother Vip, Ilir Shaqiri deklaroi së fundmi se a bërë një ndarje të parave, duke sqaruar se përveç bamirësisë një pjesë të 100 mijë eurove ia ka dhuruar Sabianit, familjarëve të tij dhe bashkëshortes Emanuela Morinit.


“Me paratë e BBV u bë ajo që duhej të bëhej, ajo që unë kisha dëshirë të bëhej. Gjysmat e parave shkuan për bamirësi dhe kjo bamirësi do bëhet shumë shpejt konkrete. Do dhurohen 2 shtëpi për dy familje që kanë nevojë të kenë një çati mbi kokë.

Dëshira ime fillestare ishte të bënim diçka që ka lidhje me artin, talentin, por të krijosh një projekt të tillë do kohë kështu që unë nuk dua që paratë të mbeten në ajër dhe të mos kemi një konkretizim prandaj më mirë vendosa të bënim diçka më konkrete, më të shpejtë.

Një pjesë të parave e kanë marrë familjarët e mi, mami, babi, për sakrificën që kanë bërë ndër vite; një pjesë Emanuela për sakrificën për ato muaj të vështirë, që i rezistoi uraganit Big Brother dhe çdo fjale, provokimi; një pjesë vëllait tim Oltit; një pjesë Sabiani për miqësinë dhe respektin që u krijua në shtëpi; një pjesë tjetër u harxhua për dasmën.

Mua më ngeli emri i fituesit dhe jam shumë i kënaqur. Nuk erdha në Shqipëri për të bërë lekë. Erdha për të provuar një aventurë, për të treguar kush jam unë, me të mira dhe të këqijat.”– zbuloi Ilir Shaqiri për “Revista WHO”.

Në një postim të bërë në Instagram revista në fjalë shkruante: “Ilir i paska shpërndarë paratë e çmimit të madh të BBV dhe nuk i ka mbetur gjë për vete”.

Megjithatë, nuk ka munguar një përgjigje nga vetë Iliri, i cili teksa ka rishpërndarë postimin në Instastory ai shkruan: “As kisha, as kam. Shumë kisha prapë kam.”

Tags: ilir shaqiri