Fifi mollë sherri mes Flori Mumajesit dhe gazetarit të njohur “Ka tre vjet që spo mbledh veten prej saj”

Ngjarja e të martës në Big Brother Vip po vazhdon të komentohet akoma.

Alivanosja e Fifit nga shumë kush u cilësua si inskenim dhe reagime të shumta ka pasur në rrjete sociale mes atyre që mendojnë se Fifi duhet të rri dhe tjerëve që mendojnë se Fifi duhet të dalë nga shtëpia.

Kësaj vale reagimesh i është bashkuar edhe gazetari Flavio Qarri duke përmendur edhe Flor Mumajesin.

“Flor Mumjesi vetëm u përfol për lidhje me Fifin dhe ka 3 vite qe nuk mbledh veten”, shkroi Flavio dhe kaq mjaftoi që reagimi i Florit të vijë menjëherë.

“Nardi do thoshte: puseta pa kapak qelb”, tha Flori dhe u kuptua se me kë e kishte.

Tutje kunjat vazhduan kështu: Sot kam pasur një gjendje si të Fifit, shkruaji Flavio dhe “Unë kur isha fëmijë flija shumë vonë maksimumi në orën 21:00”, ia ktheu Flori dhe askush se kuptoi se çfarë deshën të thoshin.

Tutje Flori ka hedhur disa statuse të tjerë ku i jep mbështetje Fifit me një pjesë të këngës së tyre që nuk është publikuar akoma.