Filloreta Raçi është shumë aktive në rrjete sociale ku poston vazhdimisht pamje nga përditshmëria e saj.
Mes tjerash ajo realizon jo rrallë edhe biseda virtuale me ndjekësit dhe padyshim mes tyre ka shumë pyetje rreth jetës personale, të cilave Fifi u përgjigjet pa hezitim.

Së fundmi, krijuesja e hitit “Maniak i dhimbjes” u pyet nëse ka qenë ndonjëherë e fejuar dhe një përgjigje e sinqertë edhe këtë herë nuk mungoi.

“A është e vërtetë që keni qenë e fejuar?”, u pyet Fifi.
“Zot i madh. Jo. Deri më sot jam treguar shumë transparente dhe me pas qenë do e kisha thënë për këtë më beso. Po e theksoj, nuk kam qenë dhe nuk është në horizont ajo ngjarje njëherë”, ka qenë përgjigja e dhënë.

Pra Fifi demantoi thashethemet që ndjekësja si duket paska dëgjuar ndërsa momentalisht ajo deklarohet beqare dhe nuk ka ndonjë mashkull në jetën e saj.

