Melinda Ademi ka festuar ditëlindjen e saj të 26.
Artistja e njohur udhëtoi drejt Stambollit ku festoi në një ambient tejet romantik duke mos zbuluar se kush qëndronte prapa befasisë.

Por gjersa mori dhurata e kaq shumë befasi ajo u kthye tek ditëlindja e saj e parë duke zbuluar një video nga ajo kohë.
Ajo ka kujtuar të ëmën e saj të ndjerë, e cila ndërroi jetë pak muaj më parë.
“Faleminderit që më dhe jetën mami, Të dua dhe më mungon. Për ty qëndroj e fortë”, shkruan Melinda.
“Më 3 Mars 2021, nëna ime e dashur, Zonja Ademi ndërroi jetë nga beteja e saj me kancerin e gjirit në moshën 50 vjeç”, shkruante atë kohë artistja duke lajmëruar padyshim një nga ngjarjet më të rënda në jetën e saj.
