“Festa e divorcit”, fenomeni i ri që po lind në Amerikë

Pas Halloween-in dhe Baby Shower e Gender Reveal, prite kur të mbërrijë edhe ty në Shqipëri ndonjë ftesë për “Festë Divorci”.

Është fenomeni më i ri që ka mbërritur nga Amerika. Pasi i japin fund martesës, disa njerëz po organizojnë festë me miqtë për të celebruar rikthimin në beqari.
Po ta mendosh mirë, ndarjet pas një marrëdhënieje toksike apo të dhunshme, janë vërtet arsye për të festuar.

Ata që i kishin në dasmë i ftojnë kësaj radhe në divorc. Pijnë, kërcejnë e këndojnë për beqarinë dhe lumturinë e pastaj i ndajnë këto momente edhe në rrjetet sociale.