Fero braktis muzikën shqiptare, nis realizimin e ëndrrës së tij në Amerikë

Kohë më parë Fero kishte paralajmëruar se nuk do të këndonte më në gjuhën shqipe dhe se ka anuluar albumin e tij.

E duhet se “Bella” ishte e fundit që reperi publikoi për tregun shqiptar pasi paralajmërimet po dalin të sakta.

Fero po synon karrierën në Amerikë rrugë të cilën tashmë e ka nisur.

Përmes rrjeteve sociale ai ka zbuluar se tashmë ka gati disa këngë në gjuhën angleze dhe se është gati për karrierën në Amerikë, gjë që ishte ëndrra e tij.

Në një postim më vonë ai ka falenderuar fansat shqiptarë për mbështetjen e vazhdueshme duke u kërkuar ta suportojnë edhe në rrugën e re që ka nisur.