“Fem Fest” një festival me larmishmëri aktivitetesh, mbylli me sukses ditën e djeshme, edicionin e tij të tretë, pas plot 5 ditësh (4-8 mars) me shfaqje dhe diskutime.
Siç kishte paralajmëruar themuesja, Iliriana Basha, tema e “FemFest” këtë vit ishte “Himn për veten”.
Përgjatë këtyre 5 ditëve, u zhvilluan 9 shfaqje teatrore, një ndër të cilat u interpretua nga Gratë dhe Vajzat e IEVP Ali Demi.
Këto shfaqje nuk kishin për qëllim vetëm argëtimin, por përkundrazi, pas tyre ishte një qëllim edhe më i madh.
Nga paratë e mbledhura nga shitja e biletave u mundësuan 7 bursa studimi për 7 studente të universitetit të arteve.
Dy prej bursave u mundësuan njëra nga aktorët e shfaqjes “Shtëpiaket e dëshpëruara” dhe një nga moderarorja e festivalit Kozeta Kurti.
Por përveç shfaqjeve, 9 gra ndanë sfidat dhe arritjet e veta me publikun.
Gjithashtu pati edhe panele diskutimi nga personalitete të politikës, artit, gazetarisë, aktivizmit dhe shoqërisë civile me tema si:
– Bashkepunimi i shoqerise civile dhe qeverise ne raport me dhunen ndaj grave
– Leter Burrave
– Gra qe hapin shtigje
– Ska orar per dhune dhe ngacmime ne vendin e punes
“Fem Fest” solli edhe ekspozita, performanca si dhe u zhvillua edhe një protestë “Këpucët e Kuqe” me pjesmarrjen e aktores Luiza Xhuvani.