Zoë Kravitz duket se nuk ka më asnjë arsye për ta fshehur lidhjen e saj me Harry Styles. Aktorja është fotografuar së fundmi me një unazë të madhe diamanti në dorë, duke konfirmuar kështu zërat për një fejesë romantike mes çiftit.
Burime pranë tyre bëjnë me dije se propozimi ka qenë tradicional dhe shumë emocional, ndërsa Kravitz ka pranuar menjëherë, e lumtur për këtë hap të ri në jetën e saj.
Dyshja, që nisën të përfliteshin si çift në verën e vitit 2025, e kanë mbajtur lidhjen relativisht private, por tashmë duket se janë gati ta ndajnë lumturinë me publikun. Ata kanë bërë të ditur lajmin vetëm për një rreth të ngushtë miqsh dhe familjarësh, ndërsa aktorja është parë duke treguar me krenari unazën e fejesës.
Sipas raportimeve, unaza është një diamant i madh dhe i personalizuar, që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe mediave.
Historia e tyre e dashurisë, që nisi vetëm pak muaj më parë, duket se është zhvilluar me shpejtësi, por edhe me shumë intensitet, duke i çuar drejt këtij vendimi të rëndësishëm.

