Fat i keq! Armando Broja dëmtohet një ditë para ndeshjes me Çekinë

Shqipëria do të luajë përballë Çekisë në “Air Albania”, ndeshjen ndoshta më të rëndësishme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, “Euro 2024”.

Por kapiteni Sylvinho dha lajmin e keq se Armando Broja nuk do mund të aktivizohet.

“Kemi përpara 3 finale, nesër do të jetë e para dhe nuk do të jetë aspak e lehtë, por ne jemi gati për t’u përballur. Siç e tha edhe Gjimshiti patjetër që është një ndeshje shumë e vështirë, por nuk është ndeshja që do të vendosë për kualifikimin.

Luajmë ndaj një kundërshtari shumë të fortë fizikisht, që ka pësuar vetëm 2 gola dhe akoma asnjë humbje. Kemi shumë punë për të bërë dhe shumë djerë për të derdhur. Përsa i përket Brojës duhet të jap një lajm të keq, ka qenë me skuadrën për vetëm 2 ditë dhe pas konsultave me mjekun tonë dhe me mjekët e Chelsea, ai nuk do të jetë i gatshëm për përballjen e nesërme. Përsa i përket Gjasulës, gjithçka është në rregull dhe ai është gati për të luajtur”,- bëri me dije Sylvinho.