Faqja e huaj fut Encën në mesin e 30 dështimeve më të mëdha të editimit të fotove nga e tërë bota

Enca Haxhia është kritikuar shpesh për përdorimin e tepërt të photoshopit në fotografitë e saj.

Ndjekësit e shumtë të saj dhe faqe të ndryshme shqiptare e kanë kapur shpesh teksa ka dështuar në përdorimin e Instagramit duke devijuar objektet ose prapavijën ku ndodhej.

Këngëtarja shqiptare ka rënë në sy edhe të një faqeje të huaj, e cila e ka futur një fotografi të Encës në mesin e dështimeve më të mëdha nga e tërë bota.

Ata kanë publikuar foton origjinale si dukej Enca dhe foton tjetër të edituar dhe me vija komplet ndryshe trupore.

Autorët e kësaj përmbledhje sigurisht nuk e dinë që Enca në një shtet është e famshme dhe është këngëtare pasi i janë drejtuar thjesht ‘’kjo vajzë’’.

‘’Kjo vajzë është e mrekullueshme dhe duket mahnitëse në foton e pa redaktuar, por ajo postoi foton tjetër tepër të redaktuar ku duket shumë më e dobët. Kamera shton 10 kile dhe Photoshop largon 15’’, thuhet në mbishkrimin e lënë sipër fotove të Encës.

Kjo fotografi ishte publikuar kohë më parë edhe në Daily Mail.

https://en.wackojaco.com/30-ridiculous-instagram-editing-fails-that-exposed-fake-pict?fbclid=IwAR1f2zOUGHYWnYy4Zmi3Z-YLLgDdyxqRNLnaWG5-GN0kIF15q_DN1UNiIls