Fansja e pyet nëse është SHTATZËNË, Dojna Mema i kthen këtë përgjigje!

Moderatorja Dojna dhe artisti Vlashent Sata janë bashkë prej më shumë se 3 vitesh. Vetëm pak muaj më parë ata zgjodhën që ta bënin publike lidhjen e tyre. Në rrjete sociale ata duken si çifti perfekt, që janë kudo bashkë dhe dinë si ta shijojnë jetën në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Së fundmi, Mema publikoi një video në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën shihet duke pozuar me disa çanta. Në disa momente, ajo mbulon barkun me çantë dhe kjo ka ngritur dyshimet se moderatorja është shtatzënë për herë të parë.

“Je shtatzënë?”, e pyeti një ndjekëse.

“Po, me një pite me djathë’, ia kthen Dojna duke e shoqëruar komentin me një emoji ku “qesh me lot”.

Epo ne mezi po presim lajme të ëmbla nga çifti, si edhe fansat po ashtu!