Adelina Tahiri është një nga personazhet publikë, e cila u bë e njohur falë këngëve të saj mjaft të pëlqyera nga publiku shqiptar. Por, para disa vitesh kur këngëtarja mori vendimin për tu martuar dhe për të krijuar familjen e saj me biznesmenin Serjozha Markov karierra në muzikë për të pati një periudhë qetësie.
Adelina dhe Serjoza padyshim që janë një nga çiftet më të njohura në showbizz-in shqiptar dhe mjaft të komentuar.

Në një bisedë me ndjekësit një prej tyre kishte shkruar se bashkëshorti i saj ishte shumë plak dhe i thoshte të mos e nxjerrë në foto. Adelina nuk është përmbajtur në përgjigje dhe ka thënë se nuk është martuar që burri i saj t’i pëlqejë dikujt tjetër, por u martua sepse e donte.
“Nuk e kuptoj tipin e këtyre njerëzve! Realisht nuk meritojnë vëmendje. Po duhet ta them: Po të ishte martesa sikur zgjedhjet apo partitë, do ju kuptoja plotësisht! Nuk e martova për t’i pëlqyer dikujt burri im! U martova se e deshta! Shumë e thjesht. Pse juve duhet t’ju pëlqejë burri im, s’e kuptoj!”, është përgjigjur Adelina.

