Fansat ishin të bindur se u bë mami në fshehtësi, Kylie Jenner REAGON me këto FOTO!

Kylie Jenner dhe Travis Scott u ndanë në vitin 2019, por ata tashmë janë bashkë dhe pak ditë më parë ngritën dyshimet se mund të jenë bërë prindër për herë të dytë.

Ishte kunati i saj Travis Barker që i bëri të gjithë të besojnë këtë gjë me postimin e saj të fundit.

Një shishe bebi me qumësht duket në tryezën e tyre. Ka pasur edhe dyshime se shishja mund të jetë përdorur për të ushqyer kotelen e re që Jenner dhe Scott i dhuruan vajzës 3 vjeçare pak më parë. Pooor fansat menduan aludimin e parë, pra se ka ardhur bebi në jetë.

Në postimin e saj të fundit Kylie hedh poshtë të gjitha aludimet e ndjekësve dhe jo vetëm.

‘Ndërsa po afrohet 2022, kam reflektuar për këtë vit të fundit dhe bekimet që solli, por edhe dhimbjet e shumta që kishte.

Nuk do ta harroj kurrë këtë vit dhe të gjitha ndryshimet e rëndësishme që bëri në jetën time.

Lutem që ky vit i ri të jetë i mbushur me shumë dashuri për të gjithë ju dhe shpresoj që të gjithë të qëndrojnë të sigurt dhe të shëndetshëm gjatë kësaj kohe.”