Fansat e saj gjuajtën me gur drejt Donaldit brenda në shtëpi, REAGON për herë te parë Bora Zemani: “Qetësohuni! Mos e gjykoni, mos e …”

Sot në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ banorët dëgjuan një zë që po u bërtiste nga jashtë.
Personi në fjalë, i cili nga zëri dallohet se është mashkull kërkonte Donaldin dhe Beatrix.

Ai e ka sharë Donaldin ‘maskara’ dhe kur Beatrix e ka pyetur se kush ishte ai i tha se është një fans i Borës.
Beatrix iu përgjigj thjesht me një: okej dhe u largua.
‘Vëllai i Madh’ gjithashtu i paralajmëroi banorët të hynin brenda. Madje gjuajti edhe me gur, këtë e pohon edhe Beniada në video.

Si duket kjo gjë bëri Borën të reagojë dhe t’u thotë ndjekësve të saj të qetësohen me postimin më poshtë:

”Ju lutem qetësohuni!!!

Edhe Donaldi është njeri … edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhë rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë ç’të dojë me jetën e tij.

Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni.
As une nuk po e bëj!!”