”Facebook” zbulon se çfarë ndodh me llogaritë e përdoruesve që ndërrojnë jetë

Pyetjet dhe interesimit të madh se çfarë ndodh me llogarinë në Facebook kur një përdorues ndërron jetë, kompania i është përgjigjur së fundmi.

Sipas Facebook, të gjitha mesazhet, fotot, postimet, komentet, reagimet dhe informacionet do të hiqen menjëherë dhe përgjithmonë nga Facebook.

Kjo do të thotë që kur dikush na informon se i përdoruesi ka vdekur, të gjitha mesazhet, fotot, postimet, komentet, reagimet dhe informacionet e tij do të hiqen menjëherë dhe përgjithmonë nga Facebook. Profili i tij kryesor dhe çdo profil shtesë në Facebook do të fshihen gjithashtu. Mirëpo, nëse doni të mbani një kujtim për veten tuaj, mund ta ktheni faqen në një “profil përkujtimor”, deklaron Facebook.