Është ndarë nga partneri? Soni Malaj bëri këtë veprim që “konfirmoi” ndarjen

Soni Malaj është një nga këngëtaret më të mira e të bukura shqiptare. Së fundmi ajo është rikthyer “fuqishëm” me një bashkëpunim me produksionin Threedots te “Kënga Magjike”. Kënga quhet “Versioni im” dhe flet për një lidhje toksike ku vajza jep gjithçka për partnerin, por nuk merr asgjë prej tij.

Për të treguar më shumë për këtë projekt të ri Soni ishte e ftuar te “Rudina”.

“Ajo që më goditi ishte teksti, për mua kanë shumë rëndësi tekstet, më pëlqeu që ishte një këngë që fliste për një lidhje toksike, pavarësisht se ishte një lidhje që kishte nisur nga një dashuri shumë e madhe, por njëra palë mundohet ta mbajë më shumë sesa pala tjetër. Ndonjëherë këto marrëdhëniet e dashurisë që merren pastaj të mirëqena dhe për njërin nga partnerët bëhet shumë e lodhshme për ta mbajtur. Më pëlqeu, ishte shumë e bukur”, u shpreh ajo në intervistë.

Gjatë bisedës këngëtarja u pyet për partnerin e saj, Klevin, me të cilin ajo ka 6 vite në lidhje. Mirëpo me gjithë këmbënguljen e Rudina Magjistarit për të mësuar diçka për të dhe se si e priti ai këngën, Soni refuzoi të përgjigjej. Ndonëse moderatorja e pyeste gjithmonë për Klevin, Soni përgjigjej për familjen e saj dhe nuk e përmendi partnerin, gjë që ngre dyshimet se ajo mund t’i ketë dhënë fund marrëdhënies me të. Soni tha se nuk dëshiron të flasë për jetën e saj private, teksa theksoi se biseda duhej të fokusohej vetëm tek kënga e saj.