Është krahasuar me Dua Lipën, modelja shqiptare rikrijon fotografitë e yllit të muzikës dhe WOW nuk mund t’i dalloni!

Modelja dhe blogerja shqiptare Hilda Kërtalli është përfolur shpesh për ngjashmërinë me Dua Lipën.

Përkundër që më parë kishte deklaruar që edhe pse i pëlqen shumë Dua, nuk i pëlqen që vazhdimisht t’i komentojnë duke e krahasuar me të.

Por ajo ka plotësuar një kërkesë të kahmotshme të fansave duke rikrijuar disa nga fotografitë e Duas.

Në videon e publikuar, blogerja mund të shihet se si realizon makijazhin, veshjet dhe gjithçka tjetër që t’i përafrohet fotografive të Duas.

Dhe në fund rezultati del mahnitës, pasi bukuroshja nga Tirana në fotografitë e realizuara “para-pas” bën që ndryshimi mesa saj dhe Dua Lipës të duket shumë i vogël.