Ervin Salianji dorëzohet në Polici: Një betejë që nuk pëfundon!

Ervin Salianji u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës pas vendimit të Apelit.

Ky ishte një vendim i marrë nga vetë ai, pasi në Policinë e Tiranës mbërritur urdhri i arrestit i firmosur nga prokurorja e Tiranës Elona Alvora.
Grupi i PD i kishte propozuar Salianjit që do të ngujohej në selinë e Partisë Demokratike.

“Është një betejë që nuk përfundon. Nuk është një betejë e lehtë. Ne do t’i çmontojmë banditët dhe dita e qytetarëve dhe e demokratëve do të vijë”-tha ai.

Qindra qytetarë dhe kolegë të tij janë mbledhur para Policisë së Tiranës në mbështetje të deputetit.