Eros Grezda infektohet me COVID-19, ja gjendja e futbollistit!

Tanimë infektimet me virusin Covid-19 janë kthyer në pjesë të përditshmërisë tonë. Virusi prek njësoj njerëz të afërm e të famshëm.

Futbollisti i njohur shqiptar Eros Grezda duket se është prekur së fundmi nga virusi dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Fatmirësisht në postimin e tij në Instastories, futbollisti tregon se gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.