Ermal Fejzullahu bie pre e sulmeve kibernetike, artisti kërkon falje për keqpërdorimet në emër të tij

Pre e sulmeve kibernetike dhe “viktima” të hakerëve kryesisht janë figura publike faqet apo llogaritë e të cilëve kanë numër të madh ndjekësish.

Me një problem të tillë u përball së fundmi Ermal Fejzullahu.

Këngëtari i njohur përmes rrjeteve sociale zbuloi se ka qenë pre e një sulmi ku i është marrë llogaria nga e cila shkruante.

Për 30 orë llogaria e tij ishte e hakuar ndërsa sigurisht nuk është përdorur për qëllime të mira dhe për këtë Ermali u ka kërkuar falje ndjekësve të tij.