Bebe Rexha është nga shqiptaret më të famshme në botë, e cila vazhdimisht i tregon botës për prejardhjen e saj, traditat dhe kulturen tonë.
Artistja këto ditë po kalon pushimin në ishujt Turks dhe Caicos.
Nga atje ka publikuar një foto ku në duar mban një unazë ari.
“Pak rock and roll në plazh nuk i bën keq askujt. Kam vënë stoli monedhë prej ari turke që është një pjesë e madhe e kulturës shqiptare. Zakonisht këto i merr si dhuratë kur martohesh, por unë i kam blerë vet”, tha Bebe.
Një tjetër postim që na bëri me lot kishte të bënte po ashtu me shqiptarët.
Bebe shpërndau një shprehje ku shkruhet: Shqiptarët nuk kanë pemë familjare, ne kemi pyll familjar.

