Martesa e moderatorit Eno Popi me bashkëshorten e tij duket se ka përfunduar, mes aludimeve për tradhti.
Thuhet se lidhja e tyre u prish një vit më parë dhe ish-bashkëshortja e Enos është zhvendosur në Kanada me familjen.
Shkaku i ndarjes, sipas PamFleti, ishte zbulimi i mesazheve në telefonin e tij.
Pavarësisht lajmeve të ndarjes, Eno ka mbajtur marrëdhëniet me vajzën e tij, me të cilën kaloi pushimet verore.