Eni dhe Genci konfirmojnë pritjen e ëmbël, zbulojnë në mënyrë unike gjininë e foshnjës (VIDEO)

Eni Koçi ka konfirmuar lajmet për shtatzëninë e saj.

Ajo dhe Genci vendosën në mënyrë unike të konfirmojnë lajmet që po qarkullojnë prej ditësh.

Në fund të videoklipit “Ama” që sapo e publikuan çifti shfaqin momentin kur si duket në një festë familjare zbuluan se po presin një vajzë.

Gjatë videoklipit Eni shfaqet po ashtu me fustan të bardhë pak ditë pasi për publikun zbuluan se zyrtarisht ata janë të martuar prej tre vjetësh.