Aurela Hoxha ka pak muaj që është bërë nënë për herë të parë.
Modelja e njohur ka qenë gjithmonë e mbyllur hermetikisht sa i përket jetës private dhe gjatë gjithë kohës shtatzëninë e kishte mbajtur të fshehtë.

Mirëpo miqtë e saj hera herës e “thyejnë premtimin” dhe së fundmi ka qenë Endrit Mërtiri ai që ka zbuluar një video të këndshme të Aurelës me të birin. Në video duket sa shumë është rritur Alaro dhe na u bënë sytë zemra.
Së fundmi kujtojmë se Aurela ka folur edhe për ndryshimet gjatë shtatzënisë dhe kohën për t’i kthyer format e saj pas lindjes.
“Kam shtuar në peshë. Nuk e di sa sepse njerëzit që më shikonin thoshin “Nuk je”, por unë ndihesha e shëndoshë. Edhe mjeku thoshte se nuk kisha shtuar pak. Por, ky nuk ka qenë aspak një problem për mua, sepse kam dalë, kam qenë shumë OK me veten. Tani pasi u dobësova dhe shikoj rrobat e shtatzënisë, e kuptoj që paskam qenë goxha. Jo nga këto shtatzënitë që duket vetëm barku. Se unë shikoj shumë modele apo nëna të thjeshta që u shtohet vetëm barku, por jo. Unë mora goxha peshë. Dhe nuk i kam humbu menjëherë. Kur Alaron bëri 3 muaj unë fitova linjat e mia”- tregoi ajo.
