Bujar Nishani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare me 28 maj të këtij viti.
Ish-presidenti shqiptar ndërroi jetë në një spital në Gjermani ku ishte në përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore nga një sëmundje auto-imune.
Nishani la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, djalin dhe vajzën. Kjo e fundit ka reaguar pak orë më parë përmes një postimi në Instastory.
Fiona ka postuar një foto nga fëmijëria, ku shfaqet në shpatullat e të atit. Një moment ky i paharrueshëm për të.
“Ende nuk mbushem me frymë”, ka shkruar Fiona përmbi foto tepër e prekur.
Kujtojmë që Partia Demokratike e shpalli Kryetar Nderi të Këshillit Kombëtar, ish-presidentin Nishani, një ditë pasi u përcoll për në banesën e fundit.