Këngëtarja Enca Haxhia duket se po i shijon në maksimum pushimet në Dubai. Ajo zgjodhi vendin luksoz për të festuar 26-vjetorin e lindjes.

Këtë të mërkurë ajo e kaloi duke shëtitur me një jaht luksoz ndërsa nuk kurseu postimet në rrjetet sociale. Në një video, ajo shfaqet duke bërë “twerk” në ritmet e muzikës.
“Paratë nuk mund ta blejnë lumturinë??? I dashur, eja në Dubai”, shkruan ajo në një postim.

