Emocionuese ? Futbollisti i Kombëtares Shqiptare së shpejti baba për herë të parë

Futbollisti i Kombëtares, Marash Kumbulla, do bëhet baba për herë të parë.

Ai ka ndarë sot lajmin e ëmbël me të gjithë ndjekësit e tij në mediat sociale, teksa ka publikuar një foto shumë të ëmbël së bashku me partneren e tij Greta ku mbajnë një fanellë me numrin 24 në të cilën shkruhet “Papa”.

“Je emocioni më i madh në jetën tonë. Mami dhe babi po të presin dhe të duan shumë”, shkruan në postim Marash Kumbulla.