Emocionuese! Capital T gëzon me dhurata fëmijët me nevoja të veçanta!

Capital T ka gëzuar disa fëmijë me dhurata për festat e fundvitit.

Reperi i njohur, i cili edhe më parë ka treguar shpirtin e tij human duke ndihmuar njerëzit me nevojë, kësaj radhe zgjodhi të befasojë fëmijët me nevoja të veçanta në disa nga zonat më fragjile të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Capital T, përmes disa fotografive nga aktiviteti, të cilat i ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram.

“Sa herë që ngjitni një hap të triumfit, ngjitni dy të përulësisë”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografive.

Ndërkohë pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për këtë nismë.