Futbollisti i Kombëtares, Marash Kumbulla, do bëhet baba për herë të parë.
Ai ka ndarë sot lajmin e ëmbël me të gjithë ndjekësit e tij në mediat sociale, teksa ka publikuar një foto shumë të ëmbël së bashku me partneren e tij Greta ku mbajnë një fanellë me numrin 24 në të cilën shkruhet “Papa”.
“Je emocioni më i madh në jetën tonë. Mami dhe babi po të presin dhe të duan shumë”, shkruan në postim Marash Kumbulla.
