Banesa shumë-vjeçare e Emma Stone me tre dhoma gjumi dhe dy banjo u ndërtua në vitin 1958.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, komediani dhe regjisori Dave McCary, blenë dhe rinovuan pronën në vitin 2018, sipas Architectural Digest.
Detajet nga lista zbulojnë një shtëpi prej 1764 metrash katrorë, të mbushur me dritë, me pamje nga oqeani.
Dhoma e gjumit kryesore e qetë ka dritare xhami të mëdha me pamje nga Paqësori dhe një çati të pjerrët, duke krijuar një atmosferë magjepsëse.
Shtëpia përfshin gjithashtu një dhomë rekreacioni, studio arti dhe dhomë ngrënie. Ajo përmban edhe një kuzhinë të hapur dhe dhomë me një oxhak në qendër.
Nga ajo çfarë ne shohim edhe në foto, padiskutim shtëpia pritet të shitet me një shifër marramendëse.
Ju kujtojmë që Stone dhe McCary kanë qenë kryesisht privatë në lidhje me marrëdhënien e tyre. Ato u fejuan në vitin 2019 dhe këtë lajm McCary e njoftoi lajmin përmes një postimi në Instagram, duke treguar unazën e fejesës me perla jotradicionale që i dhuroi Stone. Çifti mirëpriti larg vëmendjes së publikut fëmijën e tyre të parë në maj të këtij viti.
Së fundmi, Stone u shfaq në Met Gala, ku ripërdori fustanin e saj të dasmës, të dizajnuar nga Louis Vuitton.
Këtë muaj, ajo modeloi në një fushatë të re për markën luksoze dhe është shfaqur për filmin e saj të ri të shkurtër “Bleat”, një film pa zë bardh e zi nga Yorgos Lanthimos, i cili gjithashtu drejtoi “The Favourite”.