Eminem zbulon në këngën e tij të re se do të bëhet gjysh (VIDEO)

Në videon e tij plot lot për këngën e tij të re “Temporary”, Eminem zbulon se do të bëhet gjysh .

Kënga, e përfshirë në albumin e fundit të reperit “The Death of Slim Shady (Coup De Grâce),” i kushtohet vajzës së tij Hailie Jade, e cila surprizon babain e saj në fund të videos duke i dhuruar një fanellë ku lexon “Gjyshi”, me numrin një në të dhe një foto të ultrazërit të saj.

Videoja në vetvete është një montazh i pamjeve të Eminem dhe Hailie së bashku ndër vite, ndërthurur me pamjet nga dasma e saj në maj. KLIKO VIDEON