Dëshira më e madhe e dy viteve të fundit për Emina Cunmulaj ka qenë një fëmijë i tretë. Dhe duket se lutjet e modeles 36 vjeçare janë dëgjuar. Emina do të bëhët nënë për herë të tretë!
Ylli i pasarelave botërore ka bërë sot me dije në Instagram lajmin e shtatzënisë së saj. Dy vajzat e saj Mia dhe Ella do të bëhen me një vëlla, pasi ashtu siç Cunmulaj zbuloi gjinia e bebit është djalë.
“Bebi i vogël djalë është rrugës, dhe jemi të gjithë shumë të emocionuar,” shkruan modelja në një foto të publikuar pak momente më parë në rrjetin social, ku shfaqet në një varkë me dy vogëlushet.
Në postimin e ëmbël, Mia dhe Ella, së bashku me Eminen, mbajnë veshur kostume banje me shkrimin “Mezi presim të takojmë vëllain tonë”.
Kujtojmë se që në 2019, në urimin që i bëri bashkëshortit të saj për ditëlindje, biznesmenit, Sam Nazarian, Cunmulaj shprehu dëshirën për një fëmijë të tretë.

