Emina Cunmulaj e viziton në shtëpi, e moshuara i fal bukën e saj (VIDEO)

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj po vazhdon angazhimin e saj humanitar në Shqipëri, duke shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë në disa zona të vendit.

E njohur për përkushtimin e saj ndaj kauzave sociale, ajo ka zgjedhur që këto ditë t’i kalojë pranë njerëzve që kanë më shumë nevojë për mbështetje.

Një nga momentet më prekëse të këtij aksioni ndodhi në fshatin Drisht, ku pasi dhuroi ndihma në shtëpinë e një zonje të moshuar, u përball me një gjest që e emocionoi thellë. Pasi mori pakot ushqimore, e moshuara këmbënguli që t’i dhuronte modeles bukën e shtëpisë që kishte përgatitur për vete.

Teksa zonja nisi t’ia mbështillte bukën për ta marrë me vete, Emina i tha me përulësi: “Jo për t’plumbin Zot, t’kam bo be”, por gjyshja vazhdoi të insistonte me zemërgjerësi.

KLIKO PËR VIDEON