Elvisi ende i ngarkuar me produksionin e “Për’puthen”, i ‘thumbon’ dhe më pas bën këtë veprim!

Elvisi Lleshi do mbahet mend si një nga konkurrentët më kontravers të “Për’puthen”,  i cili  u largua nga programi pas një debati shumë të fortë që nisi nga një postim i tij në Instagram kundrejt Antonelës.  Ai pati edhe një përplasje të ashpër me opinionistin e ‘Për’puthen”, Arjan Konomin, i cili ishte i pari që kërkoi pezullimin e tij nga emisioni.

Megjithëse Loco  ka kohë që nuk është më pjesë e “Për’puthen” siç duket ish-konkurrenti është ende i ngarkuar me produksionin. Së fundmi ai ka bërë një postim thumbues në Instagram, për të cilin duket se është penduar dhe e ka fshirë pas pak.

“Ore, më erdhi në mendje një pyetje shumë idiote pas 3 vodkash. Pse jemi konsideruar unë dhe Kristian Marçinaj konkurrentët më të artikuluar dhe të sjellshëm në Përputhen, kur ne pa shkollë jemi? Se zgjuarsinë se kemi pas as do e kemi ndonjëherë). Për teori konspirative të tjera i këto, më sillni vodka se më mbaroi. Faleminderit, kalofshi mirë”, shkruante Elvisi.

Njësoj si Elvisi, pati të njëjtin largim nga “Për’puthen” edhe Kristiani. Arjan Konomi e akuzoi këtë të fundit se ju ka dhënë konkurrentëve të programit një lloj droge, gjë që Kristiani e mohoi. Një ditë më vonë ai donte të sqaronte gjithë situatën, por produksioni nuk e lejoi dhe kështu ai vendosi të largohej përfundimisht.