Elita Rudi ka një ankesë publike për Gjikon “Pse nuk ma bën jetën më të lehtë?”

Elita dhe Gjiko janë nga çiftet më të pëlqyera që shfaqin pozitivitet në çdo paraqitje të tyre.

Dyshja janë pa komplekse edhe në postime të ndryshme duke ngacmuar njëri-tjetrin.

Së fundmi Elita pati një kritikë për bashkëshortin e saj dhe e bëri publikisht.

Në sezonin e reshjeve të borës, të gjithë ne që kemi një makinë dhe punë të bërë e urrejmë kur e gjejmë të tërën të mbuluar me borë.

Pikërisht kështu ndihet edhe Elita e cila kësaj here pati një ankesë publikë për bashkëshortin e saj.

Ajo doli për të hipur në makinë, por që nuk mund të shkojë asgjëkundi pa e pastruar mirë e mirë.

Një gjë që ndoshta duhet ta kishte bërë Gjiko!