Elhaida Dani sapo ka publikuar albumin e saj muzikor të titulluar “Zanin”.
Bashkë me këngët u publikuan edhe videoklipet e tyre ndërsa u prezantuan në një koncert.

Për projektin sigurisht mori përkrahje nga publiku por edhe nga fytyrat publike mes tyre Aurela Gaçe.
Aurela ka publikuar disa video në Instagram duke përgëzuar këngëtaren shkodrane për punën. “Një Elhaidë me zërin mrekulli e me një stil ndryshe nga herët e tjera. Ajo udhëton nëpër botë me projekte muzikore e merr duartrokitjen e publikut të gjerë botëror, por sigurisht e merr malli për vendin e saj, për duartrokitjen e dashurinë e atij publiku që e deshi që në notat e para , prandaj është për tu duartrokitur puna,mundi, vemendja e kushtuar për të sjellë 5 këngë të reja në albumin e saj “ZANIN“”- ka shkruar Aurela krah postimit.
Por jo të gjithëve u pëlqeu albumi dhe e komplimentuan.
Elton Deda vendosi që publikisht ta kritikojë albumin duke i quajtur të gjitha këngët njësoj.
“Po sikur njësojë këngët…Sigurisht është një perciptim i vogël nga ajo pak që dëgjova!”– shkruan ai.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar Aurela, e cila i doli në mbrojtje Elhaidës dhe punës së saj.
“E shoh, e perceptoj, e vlerësoj punën, dëshirën për të dhënë edhe duke qenë se lodhem shumë vetë për të bërë diçka e di mirë sakrificën edhe prandaj e duartrokas. Pastaj gjithsecili ka shijet dhe perceptimet e veta kur vjen puna në muzikë.”
Vet Dani nuk ka reaguar deri më tani.

