Këtë datë mezi e kemi pritur të gjithë!!!
Ylli shqiptar me famë botërore, Ermal Meta është rikthyer për herë të tretë në skenën shqiptare dhe koncerti madhështor po mbahet në Stadiumin “Air Albania”. Ky koncert vjen me rastin e 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve në Itali.
I konsideruar si një nga ambasadorët e prezantimit të Shqipërisë në botë, Ermal Meta e ndjen veten të privilegjuar që është ura lidhëse mes dy vendeve.
“Është hera e parë për mua që bëj një koncert në stadium dhe do jap gjithë energjinë time. E ndjej veten si një farë ure, që lidh dy kulturat. Gjëja më e rëndësishme që mund të ketë një person është liria për të ardhmen, ndaj i jam mirënjohës zotit për këtë fat, për faktin që kam lindur në këtë vend, sepse kur je poshtë e ke mundësinë të ngresh kokën e të shohësh lart.”, u shpreh këngëtari.
Mirëpo në njoftimet zyrtare thuhet se do ishte Elhaida Dani këngëtarja që do hapte koncertin magjik të Ermal Meta, që po mbahet sonte. Por afterparty.al iu zbulon eksluzivisht se si duket kjo gjë nuk ka ndodhur dhe të gjithë kemi mbetur pafjalë teksa prisnim këngëtaren shqiptare mjaft të suksesshme në Itali.

Ç’të ketë ndodhur vallë?! Ne jemi në pritje teksa iu lëmë të shijoni pak nga hyrja e Ermal Metës në koncert nëpërmjet videos më poshtë./afterparty.al
