AfterParty.al ka rikthyer më në fund intervistat e shumëpritura me personazhet e njohur shqiptarë dhe jo vetëm.
Çdo ditë nga e hëna në të premte në orën 19:00, në kanalin tonë zyrtar do të keni mundësi të shihni përgjigjje ekskluzive gjatë intervistave të shkurtra me personazhet e përzgjedhur.
E para që vjen për AfterParty është artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Enisa.
E “ngacmuar” herë pas here me pyetje pikante rreth partnerit, Enisa ka qenë tejet e rezervuar sa i përket jetës personale.
Teksa u pyet nëse do të donte një mesazh nga Ylli Limani apo Capital T, artistja ka vendosur mos ta specifikojë të preferuarin e saj, duke u përgjigjur “të dy”.
Intervistën e plotë e gjeni në linkun më poshtë:⬇️
