Ehh si e llaston veten! Loredana i shton koleksionit të makinave super luksoze këtë “super bishë”!

Loredana Zefi është padyshim nga artistet më të kërkuara shqiptare.

Sukseset e saj edhe në tregun gjerman e atë zviceran kanë sjell edhe fitime të mëdha financiare.

Hera herës, Loredana di ta llastojë veten dhe së fundmi me anë të një postimi në Instagram, ajo ka treguar se ka blerë dy makina të markës Cadillac.

“Ok, Lori ka tani dy makina Cadillac”, ka shkruar reperja, e cila njihet për jetën e saj luksoze dhe blerjet e shumta.