Elita Rudi dhe Gjiko janë njëri prej çifteve më simpatike të showbizit shqiptar.
Dyshja ndiqen në masë të madhe në rrjetet sociale ku vazhdimisht publikojnë detaje nga projektet e përditshmêria e tyre.

Edhe pas ardhjes së fëmijëve në jetë ata ata mundohen të qëndrojnë aktiv për fansat e tyre edhe pse Elita ka sakrifikuar prej kohësh televizionin duke iu përkushtuar rritjes së fëmijëve.

Në çdo dalje të saj ajo shihet e kuruar deri në detajin e fundit por brenda shtëpisë fëmijët krijojnë një rrëmujë të vërtetë.
Ka qenë Gjiko, i cili ka publikuar disa video nga apartamenti i tyre ku shihen kudo lodra e gjëra të hedhura nëpër tokë.
Madje Gjiko në një moment i thot Zërit që t’i mbledh lodrat.
Ardhja në jetë e fëmijëve padyshim që ka ndryshuar jetën dyshes dhe sot janë një katërshe shumë e ëmbël që publiku i do fort.
