Egla Ceno përfshihet në ‘sherrin’ mes Luiz Ejllit dhe Dea Mishelit: Kur je mEshkull mund të thuash ç’të duash

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli, pak ditë më parë u dënua me një vit burg për falsifikim dokumentesh.

E pas kësaj pati një reagim nga Dea Mishel, e cila e thumboi hapur fituesin e edicionit të dytë të Big Brother, ku ishte pjesëmarrëse edhe vetë.

Por në këtë “sherr” u përfshi edhe fituesja e edicionit të tretë, Egla Ceno.

Sa mirë me qenë meshkull në vendin tonë, mund të thuash ç’të të dojë “asllani” dhe nuk të gjykon këmbë robi, përkundrazi gajasen me “folklorin” shumëngjyrësh”, u shpreh ajo.


Luizi dhe Dea kanë qenë rivalë të mëdhenj edhe gjatë kohës sa ishin në Big Brother.

Në një nga koncertet, Ejlli e kishte interpretuar këngën e lartpërmendur duke e përmendur Dea Mishelin.