Edona Llalloshi përballet me një sulm në rrjetet sociale, rasti përfundon në polici!

Edona Lalloshi ka rënë pre e një sulmi kibernetik.

Artistes së njohur shqiptare i është hakuar llogaria e saj zyrtare në Facebook nga persona të paidentifikuar, të cilët kanë marrë nën kontroll faqen e ndjekur nga mbi 227 mijë njerëz.

Edona përmes llogarisë së saj në Instagram ka zbuluar se rastin e ka lajmëruar tek organet kompetente të sigurisë si dhe ka kërkuar edhe ndihmën e ndjekësve të saj për rikthimin e faqes.

“Të dashur miq, Ju njoftoj që sot më është hakuar faqja ime zyrtare në Facebook, Edona Llalloshi! Këtë problem e kemi raportuar tek organet kompetente të sigurisë dhe po punojmë që ta rikthejmë sa më shpejtë. PS: Ju ftoj edhe juve miq të më ndihmoni ne rikthimin e llogarisë”, ka shkruar Edona në Instagram.

Edona nuk është e vetmja, fytyrat publike me numër të madh ndjekësish kryesisht janë cak i hakerëve.