Edhe Ledri e ka një pikë të dobët! Reperi flet për herë të parë

Ashtu si çdokush edhe Ledri Vula e ka një pikë të dobët, megjithëse nuk e ka shfaqur më parë. Bëhet fjalë për gjyshen e tij, Naxhije Buçina.

Ai e ka zbuluar këtë fakt në emisionin “1 Kafe prej Shpisë”, teksa ajo i dedikoi disa fjalë zemre nipit të saj përmes një video-mesazhi.

”I shtrenjti i Madhës, Ledri, ti je ai që më bëre gjyshe, të uroj suksese të jesh ai që je dhe do të mbeshtesim gjithmonë për gjërat e mira që do të bësh, mi ke dhënë kuptim pleqërisë që po jetoj”, ka thënë gjyshja e reperit në klip.

Kujtojmë se 34 vjeçari dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, prej disa muajsh janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu. Ndërkohë, përsa i përket projekteve të tij muzikore, Ledri ka publikuar pak ditë më parë këngën më të re që mban titullin “Don mo”, ku protagoniste është edhe Morena Taraku. /Afterparty.al