Të shtunën në mëngjes punonjësit në stacionin e trenit Gunzenhauser në Gjermani kishin gjetur një person pa shenja jete.
Ai gjendej në hekurudhë dhe me plagë të marra nga një mjet i mprehtë.
Është zbuluar se bëhet fjala për ish-kampionin në boks për zonën e Norbayerit të Gjermanisë, boksierin me rrënjë shqiptare Liridon B. (23), raporton “Bild”.
Ai ishte vlerësuar si talent i boksit dikur, por ish-trajneri i tij tregon se Liridoni kishte rënë në shoqëri të keqe.
“Më pas ra në rrugë të këqija”, thotë ish-trajneri i tij Ralf Markert. “Shoqëri të keqe, drogë, burg. Pas burgut erdhi te unë në stërvitje, donte të kthehej në boks. Më premtoi se më nuk do të bënte marrëzira. Por, para një viti e la përfundimisht sportin”.
Më 31 dhjetor Liridon B. ishte konfrontuar rreth orës 6 të mëngjesit me shokun Andreas M. (23).