Ka ndërruar jetë Arlind Gjikolli i njohur për publikun si Gjikla.
Anëtari i bendit të njohur nga Peja “WNC” ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Gjikla së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ishin nga të parët që sollën repin në trojet shqiptare.
I formuar në vitin 1996 “WNC” edhe pse jo aktiv prej vitesh kujtohet e dëgjohet akoma me hitet si “Çikat e mira”, “Çka kom pas” etj.