E trishtë: Ndërron jetë një nga gazetarët më të njohur nga Kosova

Ka ndërruar jetë gazetari dhe ish – kandidati i pavarur për president të Republikës së Kosovës Seremb Gjergji.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij Sama Bajraktari-Gjergji.

“Lamtumirë fytyra më e ëmbël e kësaj bote”, ka shkruar ajo në faqen e saj të Facebook.

Në vitin 2016, Gjergji ishte kandidati i pavarur për president të Kosovës dhe u shfaq me një fushatë të quajtur “Serembi për Kosovën”.

Seremb Gjergji ka filluar karrierën si gazetar para, gjatë e pas luftës në Kosovë në disa mediume të shkruara dhe elektronike. Ai ka qenë aktiv në disa debate aktuale politike me pjesëmarrje aktive dhe në opinione të shkruara.

Njihet si ndër aktivistët e parë që ka marrë guximin të shpallë  kandidaturën për President tē Kosovës, si kandidat i pavarur.

I ndjeri ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmije, një djalë dhe një vajze.