Ka ndërruar jetë aktorja e njohur greke, me origjinë shqiptare, Irene Pappas.
Aktorja legjendare që ka luajtur në më shumë se 90 filma gjatë karrierës së, u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Kulturës e Greqisë.
Gjatë karrierës së saj mbi 50-vjeçare, Irena u konsiderua simbol i bukurisë dhe kulturës greke.
Pappas u lind më 3 shtator 1926 në fshatin Chiliomodi, Greqi. Familja e saj u transferua në Athinë kur ajo ishte shtatë vjeç, ku, si adoleshente, ndoqi Shkollën Mbretërore të Artit Dramatik në Athinë.
Ajo filloi karrierën e saj të aktrimit në Greqi në teatër përpara se të kalonte në film në vitin 1951.
Në 1961 Pappas luajti në The Guns of Navarone dhe në 1964 në Zorba the Greek të Cacoyannis, që e shndërroi atë në një yll ndërkombëtar.
Në 96 vite jetë, Irene luajti në 90 filma, por më si spikaturi ishte roli i Penelopes në serinë televizive italiane “Odissea” bashkë me legjendën e artit kinematografik, Bekim Fehmiu.
Në vitin 2018 u njoftua se ajo vuante nga sëmundja e Alzheimerit për pesë vjet, sëmundje e pakurueshme dhe degjenerative.
Origjina shqipatre e Irene Pappas
“Nuk mund të largohem nga kjo botë e të mos them të vërtetën se unë jam shqiptare”, ka deklaruar diva e kinemasë disa vite më parë. Emri i saj i vërtetë është Irene Leleku dhe se origjina e babait të saj ishte shqiptare. “Nëna ime ishte nga Epiri dhe babai nga Shqipëria. Ai ishte një mësues letërsie dhe urrente priftërinjtë”, ka deklaruar diva në biografinë e saj në IDM.
Kjo ishte një deklaratë shokoi gjithë Greqinë sepse ajo ishte një nga heroinat më të mëdha të kinemasë greke, një idhull i këtij kombi por që vërteton dhe më shumë bindjen se shqiptarët në Greqi janë me të vërtet një faktor i rëndësishëm dhe kanë kontribuar në të gjitha fushat e jetës. Faktin që ajo ishte arvanitase e konfirmuan dhe historianët e rëndësishëm të fushës.